Loading...

Ambasadori rus bën paralajmërimin e fortë për Britaninë

Nëse Britania e Madhe dorëzon a rmë arti lerie me rreze të gjatë dhe sisteme kundër anijeve në Ukrainë, ato do të ishin “objektiva legjitime” për for cat ruse.

Kështu deklaroi sot ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar, Andrei Kelin.

“Çdo dërgesë e ar mëve është destabilizuese. Ato e përkeq ësojnë situatën dhe e bëjnë atë më të përgjak shme”, tha zyrtari Kelin.

“Me sa duket, këto janë a rmë të reja me precizion të lartë. Sigurisht, ato do të jenë objektiva legjitime për forcat tona të ar matosura nëse kalojnë kufirin e Ukrainës.

Unë kam një ndjenjë se ideja e Londrës për atë që po ndodh në Ukrainë ush tarakisht, është formuar në bazë të raporteve të guximshme të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës dhe udhëheqjes ukrainase,” shtoi ambasadori Kelin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com