Loading...

Zelensky: Bashkëpunimet me Moskën do kenë pasoja

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se situata us htarake në lindje të vendit “mbetet jashtëzakonisht e vështirë”. Në një video, ai tha se tr upat ruse po tërhiqeshin në veri, me një ritëm “të ngadaltë por të dukshëm”. Por, paralajmëroi se ata po grumbulloheshin dhe “përgatiteshin për go ditje të reja të fuqishme” në rajonin e Donbas dhe në qytetin e Kharkiv, raporton BBC.

“Bet ejat e vështira na presin. Nuk mund të mendojmë se i kemi kaluar tashmë të gjitha provat.”

Zelenskyy kishte një mesazh për liderët pro-rusë të instaluar në qytetet e pushtuara, se ata nuk do të zgjasin shumë. Duke iu referuar marrjes së lidershipit si një “shaka shumë e trashë 1 prilli”, ai i përshkroi liderët si “Gauleiters” të përkohshëm – një referencë për udhëheqësit e distrikteve në Gjermaninë naziste.

“Mesazhi im për ta është i thjeshtë: përgjegjësia për bashkëpunim është e pashmangshme. Nesër ose pasnesër është një çështje dytësore. Kryesorja është pashmangshmëria që drejtësia të rikthehet.”

Zelenskyy tha se Moska kishte “kër cënuar punonjësit e ndërmarrjeve dhe autoriteteve për të bashkëpunuar me këta të emëruar të ma shtruar”. Por ai tha se çdo bashkëpunim me udhëheqës të tillë do të kishte pasoja.

“Do të ketë pro bleme për bashkëpunimin me ta ose me pu shtuesit drejtpërdrejt. Ky është paralajmërimi i fundit.”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com