Loading...

Ja kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, caktohet data dhe ora

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 6 prill, ku në rend të ditës do të jenë katër pika.

Në njoftimin e sekretarit të përgjithshëm të PS-së Damian Gjiknuri thuhet se mbledhja e Asamblesë do të jetë online.

Në rendin e ditës do të miratohet dhe vendimi për thirrjen e Kongresit më 9 prill në Pallatin e Kongreseve.
Ditën e mërkurë, datë 06.04.2022, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhja online e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

2. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.

3. Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.

4. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.

Ditën e hënë, datë 04.04.2022, do ju dërgohen materialet përkatëse të mbledhjes, ndërsa ditën e mërkurë në mëngjes do ju dërgohet linku përkatës për lidhjen online.

Të nderuar anëtarë të AK!

Ju njoftojmë se ditën e mërkurë (06.04.2022), ora 17:00 do të zhvillohet mbledhja online e AK.

Bashkëngjitur do të gjeni edhe Rendin e Ditës”, thuhet në njoftimin e Gjiknurit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com