Loading...

Ministrja Krifca: Konsumoni mish dhe vezë, infektimi nuk transmetohet kur…

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka folur mbrëmjen e sotme mbi situatën me gripin e shpendëve në vendin tonë, ku deri më tani janë groposur më shumë se 500 mijë pula të infektuara.
E pyetur nëse ka rrezik infektimi nëse konsumojmë mish dhe vezë, ajo tha se gripi i shpendëve nuk transmetohet tek njeriu kur ushqimi gatuhet me mbi 80 gradë, siç ndodh normalisht. Krifca për referencë mori 3 organizata botërore të rëndësishme të cilat nuk kanë gjetur asnjë evidencë të infektimit tek njeriu.

Blendi Fevziu: Në qoftë se për arsye rastësie, rrëshkitje nga kontrolli dikush do të konsumojë një pulë të infektuar, ka pasoja?

Frida Krifca: Atëherë OBSH, apo FAO, apo Departamenti i Bujqësisë i SHBA nuk gjejnë asnjë evidencë se si ky infektim mund të ndodhë tek njeriu nëse konsumohen produktet duke u gatuar me 80 gradë siç gatuhen normalisht.

Blendi Fevziu: Nëse janë të gatuara me mbi 80 gradë infeksioni ose infektimi ngordh, nuk transmetohet?

Frida Krifca: Jo nuk transmetohet.

Blendi Fevziu: Po nëse je në kontakt me pulat, pra je fermer që rri me to?

Frida Krifca: Personat më propabël për t’u kontaminuar janë pikërisht punonjësit e stabilimenteve të pularive, por ata janë të veshur, me masat e biosigurisë, respektojnë protokolle të caktuara. Mund të ketë ndodhur, ky nuk është rasti.

Blendi Fevziu: Po ata që i kanë pulat nëpër shtëpi? Unë pashë një familje që i kishin ngordhur 20 pula në shtëpi?

Frida Krifca: Jemi në kontakt edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe nuk kemi asnjë rast që të kemi të evidentuar një gjë të tillë.

Blendi Fevziu: Duhet apo nuk duhet të konsumojmë mish pulash?

Frida Krifca: Duhet të konsumojmë mish pulash. Nuk rrezikojmë nga ky konsum. Përmenda tre referenca botërore të besueshme.

Blendi Fevziu: As nga veza?

Frida Krifca: As nga veza. E vetmja gjë që mund t’i parandalojmë është t’i gatuajmë ato në 80 gradë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com