Çifti i martuar amerikan nga Swansea, i cili u ndal gjatë udhëtimit për shkak se gruaja duhej të shkonte në tualet, janë tashmë të pasur.
Ata gëzojnë 200 mijë dollarë, raportojnë mediat amerikane.
Fituesit thanë se burri vendosi të hynte në dyqan ndërsa ishte duke pritur për gruan e tij dhe bleu një biletë lotarie.
Ai ka gërvishtur në vend dhe ka konstatuar se ka fituar çmimin kryesor prej 200 mijë dollarësh.
“Nuk dinim çfarë të mendonim”, tha ai, duke përshkruar surprizën e kësaj jave.
Ai pagoi pesë dollarë për biletën. Çifti tha se ende nuk e kanë vendosur se si do t’i shpenzojnë fitimet.