Ditë z ie në futbollin shqiptar, ku ka nd ërruar jetë ish-trajneri i Korabit dhe Shkëndijës së Tetovës, Bexhet Shehu.
Këtë lajm të tr ishtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur, Dëfrim Methasani nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare, ku shpreh ngus hëllimet për profesor Shehun, ku la gjurmë në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën.
I ndjeri Shehu, drejtoi Korabin për më shumë se 20 vite, duke arritur rezultate të larta. Gjithashtu, ai ka kontribuar edhe te Shkëndija e Tetovës, në të cilën e mori nga kampionati inferior dhe e bëri pjesë të elitës së futbollit maqedonas.
Mëngjesi i një fundjave ndodh që nuk është i bukur. Një mesazh nga Ida Sh, më tri shtoi me lajmin e largimit nga jeta të babait të saj të shtrenjtë, ish mësuesit tim të mirë, trajnerit profesionist dhe qytetarit model Bexhet Shehu. Ikja e tij nuk është thjesht hu mbje e një njeriu, por e një vlere që la kaq shumë gjurmë në qytetin e Peshkopisë dhe mbarë Dibrën. Mbi 20 vite ai bëri me sukses trajnerin me Korabin në futboll, pa harruar që ngjiti nga kategoria inferiore në elitë Shkëndinë e Tetovës pas viteve 90-të. Pushofsh në paqe i dashur profesor. Emri yt është stampuar me gërma të arta në historinë e sportit dibran dhe shqiptar…!