Loading...

Vajza e Vladimir Putinit përballet me të papriturën në jetën e saj private

Një kohë e vështirë për Maria Vorontsova, vajza e lindur nga martesa e parë e Putinit me Lyudmila Putina. 36-vjeçarja është në prag të div orcit nga burri i saj dhe gjithashtu do të bra ktisë ëndrrën për të hapur një klinikë vetëm për milionerët.
E lindur në vitin 1985, Vorontsova është një endokrinologe pediatrike dhe merret veçanërisht me sëmundjet gjenetike te fëmijët. Prej disa vitesh ajo ishte e martuar me sipërmarrësin holandez Jorrit Faassen, me të cilin, siç raportohet ajo jetoi një jetë plot luks mes Amsterdamit dhe Moskës. Megjithatë, shpë rthimi i lu ftës në Ukrainë do t’i jepte fund gjithë kësaj.

Lajmi për di vorcin e supozuar u bë i ditur nga Sergey Kanev, një gazetar investigativ rus në mërgim.

Sipas versionit të tij, të dy do t’i kishin nisur proc edurat e ndarjes pikërisht në lidhje me fillimin e kon fliktit dhe me vendosjen e sanksioneve nga Perëndimi ndaj Rusisë.

Megjithatë, nuk dihet me siguri nëse ekziston një li dhje mes të dyjave.
Për më tepër, sipas Kanev ky di vorc nuk do të shkonte mirë as në nivel profesional: Duket se projekti ambicioz i vajzës së Putinit dhe bashkëshortit të saj, ai i hapjes së një klinike për të pasurit në Moskë, po rrë nohet.

“Plani ishte të tërhiqeshin pacientë nga Evropa dhe sheikë të pasur nga vendet e Gjirit Persik. Dhe tani, pas su lmit në Ukrainë, çfarë evropianësh dhe sheikësh do të vijnë?”, ka shkruar gazetari rus në rrjetet sociale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com