Analisti Lorenc Vangjeli është shprehur se dy personazhet politikë që u mërzitën më shumë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës janë Edi Rama dhe Elisa Spiropali.
Sipas tij, Rama u mërzit për faktin se donte që Basha dhe Berisha të ishin në be tejë me njëri tjetrin, në mënyrë që ta kishte më të lehtë përballjen me Partinë Demokratike, ndërsa për Spiropalin tha me ironi se përballjen me Bashën e kishte marrë si punë me kohë të plotë.
“Në të gjithë këtë që ka ndodhur ka patur dy personazhe të tri shtruar në Tiranë, i pari është Rama. Rama sepse u zgjidh një pjesë e ekuacionit, atij i duhej të ishte edhe Basha edhe Berisha.
E mërzituar e dytë është zonja Spiropali e cila e kishte marrë si punë me kohë të plotë, por jo seriozisht”, tha Vangjeli.