Loading...

Monika kryemadhi komenton dorëheqjen e Lulzim Bashës: ‘Çdo zvarritje e Bashës në PD, nuk e unifikonte partinë’

Kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga pozicioni i kryetarit të Partisë Demokratike.

Dorëheqja e Bashes? “Shiko ajo duhet parë në dy këndvështrime. Çdo zvarritje e Bashës në PD, nuk e unifikonte partinë, dhe e vetmja zgjidhje që të largohej me bonsensus, do ishte pas 6 marsit. Vota e lirë i jep zgjidhje përfundimtare situatës në PD.

Nëse PD nuk është e unifikuar, nuk mund të bëhet një opozitë. Nuk është ndonjë risi në jetën politike. Normal që e prisnim. Deputetët e PD-së e kanë bojkotuar dy herë Parlamentin kur fliste ai.

Në një farë mënyre, grupi përkrahës i Bashës tashmë do bëj llogari për veten e tij. Duke pasur parasysh, që militantët e partisë janë me Grupin e Rithemelimit. Ngrirje dhe shk rirje do ketë me të.

Kjo devotshmëri kaq e madhe që ka Basha për vulën dhe PD, ta kishte për lu ftën kundër Edi Ramës, opozita do ishte në pushtet. Shantazhime që mund t’i vijnë e bëjnë Bashën që të mbajë një post politik, në mënyrë që të mos ecë më tej me dosjet Muzin dhe dosjen belge”, u shpreh Monika.

Pyetje: A ndikoi Berisha dhe LSI në dorëheqjen e Bashës? “Nuk e mendoj kështu, dua të largoj zotin Meta. Meta dekretoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e pjesshme vendore, ja kërkoi KQZ-së, pasi PS-së nuk e donte zgjedhjen në 5 bashki. Ne si LSI ishim vëzhgues në këto zgjedhje.

Meta ishte detyruar ta bënte. Përsa i përket zotit Berisha, ai mund të flasë vetë. Berishës i duhej të hynte në zgjedhje. Janë gjithë ata deputetë që janë themelues të PD-së, për ta ishte një mënyrë për të treguar se janë shumica e PD-së”, u shpreh Monika.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com