Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i cili po ndërmjetëson bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë thotë se të dyja palët janë afër një marrëveshjeje.
Cavusoglu i tha agjencisë së lajmeve AFP se “nuk është një gjë e lehtë të ne gociosh teksa lu fta po vazhdon dhe civilët po vr iten”, por ai shtoi se “sheh që palët janë afër një ma rrëveshjeje”.
Cavusoglu vizitoi Rusinë dhe Ukrainën këtë javë, pasi Turqia ka li dhje të forta me të dy palët.
Ai shtoi se Turqia ishte në kontakt me ekipet neg ociuese, por refuzoi të fliste për detajet e bisedimeve pasi Turqia luan “një rol të ndershëm ndërmjetësues dhe lehtësues”.
Të dyja palët po nego ciojnë për gjashtë pika kyçe: Neutraliteti i Ukrainës, çar matimi dhe garancitë e sigurisë, i ashtuquajturi “dena zifikimi” i Ukrainës, heqja e pen gesave në përdorimin e gjuhës ruse në Ukrainë, statusi i rajonit separatist të Donbasit dhe atatusi i Krimesë i aneksuar nga Rusia në 2014.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha në një video të shtunën se “kjo është koha për t’u takuar, për të biseduar, koha për rinovimin e integritetit territorial dhe drejtësisë për Ukrainën”.