Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi të dielën tha se koha do të vërtetojë se pozicioni i Kinës është në anën e duhur të historisë në li dhje me lu ftën në Ukrainë.
“Kina do të vazhdojë të bëjë gjy kime të pavarura bazuar në meritat e çështjes dhe në një qëndrim objektiv dhe të drejtë. Ne kurrë nuk do të pranojmë asnjë shtr ëngim dhe presion të jashtëm, dhe gjithashtu kundërshtojmë çdo ak uzë dhe d yshim të pabazë kundër Kinës”,- u tha Wang Yi gazetarëve, sipas një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Komentet e tij vijnë pasi presidenti I SHBA-së, Joe Biden foli me presidnetit kinez Xi Jinping të premten në një përpjekje për të bindur Kinën që të ndihmojë Rusinë në lu ftën e saj kundër Ukrainës.
Ndërsa Kina nuk e ka dë nuar plotësisht pu shtimin rus të Ukrainës, ajo gjithashtu nuk ka ofruar mbështetje të qartë. Ekspertët besojnë se Pekini po kalon një pozicion kompleks ndërsa kr iza në Ukrainë intensifikohet, duke u përpjekur të balancojë partneritetin e tij strategjik me Moskën duke ruajtur li dhjet ekonomike me Perëndimin.
SHBA-ja ka parë me kujdes ndërsa Xi kultivon një partneritet të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin, duke besuar se aleanca e liderëve autoritarë po poz icionohet për t’iu kundërvënë Shteteve të Bashkuara usht arakisht dhe ekonomikisht. Gjatë bisedimeve të profilit të lartë në Pekin muajin e kaluar, Xi dhe Putin vulosën lid hjen e tyre, duke deklaruar në një deklaratë të gjatë se marrëdhënia ishte e pakufishme.