Urdhri i Infermierit ka dhënë një lajm të hi dhur, pasi është nda rë nga jeta një nga punonjëset e QSUT.
Me anë të një postimi në Facebook njoftohet se është ndarë nga jeta Zamira Konçi, infermierja e QSUT e cila për 40 vjet dha kontributin e saj duke ju shërbyer pacientëve.
Postimi i Urdhrit të Infermierit:
Me hi dhërim të thellë ju njoftojmë se më datë 14 Mars 2022 është nd arë nga jeta kolegia znj. Zamira Tafaj Konçi.
Znj. Konçi lindi më 15.02.1960, në Tiranë. Ka qënë anëtare e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë që prej vitit 2009 dhe ka ushtruar profesionin e infermieres prej më shumë se 40 vitesh pranë Spitalit Infektiv në QSUT.
Ajo ishte e insiativës, kishte gjithmonë një mendim-veprimi për çdo gjë, e dashur me të gjithë, me urtësinë që e karakterizonte ishte gjithmonë në shërbim të tyre, për profesionistët e rinj ishte shembulli i shërbimit me profesionalizëm.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Qoftë i paharruar kujtimi i saj!