Loading...

Rama: ‘Nëse pika e karburantit ka një çmim që nuk është miratuar nga bordi, mbyllet’

Një bord i posaçëm për karburantet do të funksionojë në Shqipëri.

Në takimin me furnizuesit e naftës, kryeministri Edi Rama, ka zbuluar zyrtarët që do të jenë pjesë e bordit që do të vendosë për çmimet e naftës dhe karburanteve të tjera në vendin tonë.

Rama tha se pjesë e bordit do të jenë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ministrja Belinda Balluku, dy drejtorët e Tatimeve dhe Doganave, si dhe kreu i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba.

Nga ana tjetër do të jenë 5 përfaqësues nga vetë biznesi, të cilët sipas Ramës duhet të jenë pjesë e sakrificës për përballimin e l uftës.

Rama tha se nëse një pikë karburanti do të ketë një çmim më të lartë se ai i miratuar nga Bordi, që do të funksionojë përmes një akti normativ, atëherë biznesi do të mbyllet nga shteti.

“Përmes një bordi kombëtar, ju dhe qeveria çdo ditë, ministrja e financave, e Infrastrukturës dhe enerfjisë, drejtori i tatimeve dhe doganave, dhe kreu i autoritetit të konkurencës, dhe 5 nga ju, do të jeni në një tavolinë.

Nëse dikush vendos një çmim që nuk është miratuar nga bordi, atëherë do të humbasë pikën e kaburantit. Unë besoj se liria ekonomike është themelore, dhe nuk i besoj shtetit që hyn për të rregulluar çmimet. Ajo që na kërcënon më shumë, nuk është çmimi, por mungesa e furnizimit.

Ne do të bëjmë transparencë të përditshme në lidhje me çmimin, që njerëzit ta kuptojnë që çdo qindarkë është aty”, tha Rama.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com