Loading...

Nafta bie me 17 përqind në tregjet ndërkombëtare, në vend tonë ulen çmimet me pikatore

Ditën e djeshme, tregjet me pakicë të naftës kanë treguar një rënie të lehtë në krahasim me një ditë më parë. Disa nga tabelat e çmimeve tregonin rënie me 6 lekë, disa me 4 lekë, ndërsa të tjera, nuk reflektuan ndryshim fare, ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare, rënia ka qenë e madhe. Nafta është rritur ndjeshëm në ditët e fundit në tregun Shqiptar, duke ndjekur sulmin rus në Ukrainë dhe rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare, ku në tregun e naftës, referencë është ajo e Londrës dhe amerikane. Rritja më e theksuar ishte ajo e ditës së Shtunë në mëngjes, ku konsumatori shqiptar u zgjua me çmime në 250 -250 lekë për litër, që nuk ishin vëzhguar ndonjëherë.

Megjithëse në tregjet ndërkombëtare çmimi i naftës ka rënë në mënyrë dr astike, në Shqipëri vazhdon të spekulohet me çmimet e arit të zi. Nëse në shumë pika pakice vazhdon në nivelin e 240 lekë për litër, ndërkohë që në tregje është ulur me 17 përqind. Ndërkohë që nafta bën piruetat e kr izës, vihet re një mungesë fleksibiliteti nga qeveria shqiptare, e cila nuk tenton të ndërhyjë, minimalisht duke vënë kufi taksimi e cila rritet progresivisht në bazë të çmimit referencial. Nëse, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit kanë vënë limite që nuk lejojnë kalimin e kufirit 1.5 euro për litër, duke ndërhyrë edhe në zbutjen e sistemit fiskal, ekzekutivi shqiptar qëndron stoik në mosndërhyrjen për këtë problem jetik.

Tabela me çmimet e karburantit

Shkurt 2022
Çmimi 9 Mars

Maqedonia
149.1
175
Mali i Zi
165.9
200

Advertisements

Shqipëria
185
260

Kosova
140.7
227.5

Serbia
164.85
187.5

Greqia
213.15
275

Italia
234.15
243.75

Bien ndjeshëm çmimet e energjisë dhe naftës në botë, jepen garanci për furnizim të plotë

Ndërkohë, nafta në tregjet ndërkombëtarë , ka pësuar rënie të madhe në të Mërkurën në mbrëmje, me çmimet që humbën rreth 14%, që është edhe rënia më e madhe ditore në thuajse 2 vite. Nafta Brent, çmimi referencë në bursën e Londrës, për dërgesë në muajin Maj, e nisi tregtinë ditën e Enjte në 112.65 dollarë për fuçi. Kjo shifër, është poshtë nivelit të së Premtes së kaluar, ku tregtia nisi me 118.1 dollarë për fuçi, që është një ditë më parë se çmimet të rriteshin ndjeshëm edhe në tregun Shqiptar.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë(IEA), Fatih Birol, tha se pavarësisht situatës ku gjendemi, nuk ka vend për shumë panik. Ai theksoi se anëtarët e grupit ishin të gatshëm të lëshonin më shumë naftë nga rezervat e urgjencës për të lehtësuar çmimet e energjisë, pasi ai kritikoi Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për refuzimin e pompimit të më shumë naftë bruto. Birol tha se lëshimi i koordinuar javën e kaluar nga SHBA dhe vendet e tjera të mëdha që konsumojnë energji prej 60 milion fuçi ishte një “përgjigje fillestare” dhe se IEA ishte gati të bënte gjithçka për të reduktuar paqëndrueshmërinë në tregjet e energjisë të nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës.

“Ne jemi gati të lëshojmë aq naftë sa të nevojitet”, tha Birol duke vënë në dukje se 60 milionë fuçi ishin vetëm 4 për qind e rezervave totale strategjike të naftës të anëtarëve të IEA. “Ne po monitorojmë tregjet dhe jemi gati të nxjerrim më shumë naftë nga stoqet.”Departamenti i Energjisë dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë duhet të lëshojnë 120 milionë fuçi nga rezervat strategjike në botë dhe 120 milionë të tjera muajin e ardhshëm dhe të thonë se më shumë do të vijnë”, tha ai. Çmimet e naftës kanë shënuar një tendencë të lehtë uljeje gjatë ditës së sotme edhe në Shqipëri, për herë të parë që kur filloi rritja e tyre një javë më parë.Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh në vend i shumicës e pakicës, një litër naftë po tregtohet me 243 lekë, nga 249 lekë që ishte një ditë më pare.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com