Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pr otestës së qytetarëve dje për çmimet, ndërsa ka kthyer metodën që përdori dikur në pr otestën e studentëve me rubrikën ‘Hajde flasim!”. Ai njoftoi përmes një postimi në ‘Facebook’ se sot do të ketë një komunikim.
“Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”, shkruan Rama ndërsa takimi virtual do të jetë sot në orën 18:30.
Kujtojmë se dje mijëra qytetarë protestuan para Kryeministrisë, ndërsa bënë thirrje për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore, por edhe të karburantit. Më pas protestuesit bllokuan disa rrugë në Tiranë, ndërsa 16 prej tyre më pas u arrestuan nga policia.