Pas ndarjes së Donaldit me Beatrixin, fansat i kanë kërkuar me ngulm aktorit të njohur të humorit që të rikthehet me moderatoren Bora Zemani.
Mirëpo Bora nuk ka reaguar asnjëherë ndaj kërkesave të fansave të saj, edhe pse është shumë aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi Bora ka vendosur të thyej heshtjen, duke iu kthyer përgjigje të gjithëve atyre që e pyesin nëse do të ketë sërish një histori mes saj dhe Donaldit.
“Kur pse-ja është e qartë, si-ja është e thjeshtë”, shkruan ajo duke lënë të kuptojë se nuk do të ketë më kthim pas.