Bashkimi Evropian u është bashkuar anëtarëve të Këshillit të Shteteve të Detit Baltik (CBSS) në pezullimin e Rusisë dhe Bjellorusisë nga aktiviteti në këtë Këshill. BE ka vendosur të pezullojë dy shtetet nga ky aktivitet me arsyetimin se kanë kryer agr esion të pajustfikuar.
“Ky vendim është një pjesë e përgjigjes së Bashkimit Evropian dhe partnerëve me të njëjtin mendim ndaj pu shtimit rus të Ukrainës dhe përfshirjes së Bjellorusisë në këtë agr esion të paprovokuar dhe të pajustifikuar.
BE pajtohet me anëtarët e tjerë të CBSS (Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia, Polonia dhe Suedia) që pezu llimi i Rusisë dhe Bje llorusisë do të mbetet në fuqi derisa të jetë e mundur rifillimi i bashkëpunimit. bazuar në respektimin e parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare”.- thuhet në deklaratë.