Loading...

Presidenti ukrainas thirrje Bashkimit Evropian për anëtarësim urgjent/ BE i përgjigjet menjëherë thirrjes

Bashkimi Evropian pret të marrë kërkesën e Ukrainës për tu bashkuar me bllokun sa më parë.

Zyrtarët në Bruksel thanë se aplikimi duhet të vlerësohet menjëherë nga Këshilli dhe të merret vendimi nëse do të kërkohet opinion urgjent nga Komisioni Europian, sipas Guardian.

Që Ukraina të bëhet një vend anëtar i BE-së, ajo do të kalojë një periudhë të para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t’i mundësuar asaj të përmbushë detyrimet e tij si shtet anëtar.

Ditën e sotme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i bëri thirrje Bashkimit Evropian për anëtarësim urgjent në bllokun 27-anëtarësh të vendit sipas procedurave speciale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com