Loading...

Ora e takimit të shumëpritur mes Ukrainës dhe Rusisë/ Delegacioni i Ukrainës mbërrin me helikopter në kufirin bjellorus

Ora e takimit të shumëpritur mes Ukrainës dhe Rusisë, ku do të diskutohet për çështjen e lu ftës, ka afruar.

Delegacioni ukrainas ka mbërritur në zonën në kufirin ukrainas-bjellorusi për bisedime me Rusinë, njoftoi Presidenca ukrainase të hënën në mëngjes.

Sipas një deklarate, delegacioni përfshin, ndër të tjera, Ministrin e Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, këshilltarin e shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Mykhailo Podoliak dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës Mykola Tochytskyi.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit, ndërkohë që ka raportime se ai është në krye të listës së Rusisë për ta ele minuar.

Gjatë ditës së djeshme, Ukraina refuzoi fillimisht që negociatat të bëheshin në Bjellorusi, por pas ultimatumit të rusëve për një përgjigje, Zelensky ra dakord që të niste delegacionin për bisedime. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com