Eminem ka shokuar fansat pasi zbuloi se ka përdorur një aplikacion, i cili ofron njohje me meshkuj homoseksualë dhe biseksualë.
I pyetur se si po shkon jeta e tij sentimentale, reperi pranoi se ka patur shumë vështirësi të gjejë dashurinë, që nga divorcimi i tij nga Kim Skot në vitin 2006.
I pyetur se si i takon njerëzit, ai shtoi: “Tinder, dhe Grindr, si dhe në klube”. Të gjithë mbeten gojëhapur, kur reperi përmendi Grindr.
“E pashë Eminem në Grindr dhe mendova se ishte një shaka. Nuk e dija që mund të kishim bërë dashuri”, shkruante një përdorues i këtij aplikacioni, të destinuar për homoseksualë dhe biseksualë.