Loading...

‘Po të isha nëna jote, do të kishe qenë kaq i dashur. Po të isha nëna jote, bota do të ishte e ngrohtë. ‘

Aktorja amerikane AnnaLynne McCord është përballur me kritika pas reagimit të saj ndaj pus htimit rus të Ukrainës. Aktorja postoi një video në mediat sociale, duke interpretuar një poezi drejtuar Putin, ku mes të tjerash thoshte se sa ndryshe do të ishin gjërat nëse ajo do të ishte nëna e tij.

Megjithatë, kjo video që u bë shumë shpejt virale, është kritikuar jashtëzakonisht shumë dhe ka sjellë reagimin e shumë njerëzve.

“I dashur zoti President Vladimir Putin,” filloi aktorja. “Më vjen shumë keq që nuk isha nëna juaj. Po të isha nëna jote, do të kishe qenë kaq i dashur.”, tha ajo. “Po të isha nëna jote, bota do të ishte e ngrohtë. Kaq të qeshura dhe gëzim, asgjë nuk do të dë mtonte.

Nuk mund ta imagjinoj se çfarë pla gësh, çfarë dhi mbjeje që të vje dh shpirtin që ke përballuar dhe ke besuar si djalë, dhe formimi i të menduarit tënd të ka mësuar se jeton në një botë mi zore, të padrejtë”, thotë ajo mes të tjerash.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com