Loading...

Lajm i tr ishtë! COVID-19 i merr jetën Myftiut shqiptar

Nd ahet nga jeta ish-Myfyiu i Beratit, Murat Dura, njeriu fisnik e me vlera, që hapi në vitin 1990 dyert e mbyllura të Xhamisë së Beratit. Dura u prek nga Covid-19 dhe nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen. 79-vjeçari Murat Dura u prek pak kohë më parë nga Covid-19,por edhe pse mori mjekimin e nevojshëm,sëmundja agravoi dhe ai nuk mundi dot ta fitonte bet ejën me të. Lajmi i trishtë ka pik ëlluar të gjithë besimtarëve mysliman.

Njeriu fisnik e me vlera të rralla, ishte pikërisht ai që në vitin 1990 hapi dyert e Xhamisë së Beratit,pas mbylljes së tyre nga komu nizmi. Ai punoi 27-vite me radhë në Myftininë e Beratit,14-vite si Imam dhe 13-vite si Myfti dhe gjithmonë ka ngritur zërin për bashkëjetesën fetare dhe paqen mes njerëzve.

Dura gëzonte respektin dhe mirënjohjen e të gjithë beratasve pasi ishte jo vetëm një njeri i thjeshtë,me vlera dhe i dashur me të gjithë,por edhe një burrë “babaxhan” që ndihmonte njerëzit në nevojë dhe fëmijët jet im.

Nd arja nga jeta e ish-Myftiut Murat Dura shënoi edhe një “ditë zie” për Myftininë e Beratit, që mbylli dyert e saj ditën e sotme,në shenjë respekti e mirënjohje për veprën fisnike të tij.

Të shumta kanë qenë edhe mesazhet e ngushëllimit për familjen Dura nga familjarë,miq,të afërm e qytetarë beratas në rrjetet sociale.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com