Dallas Good, këngëtari dhe kitaristi i rok grupit kanadez, “The Sadies”, vdi q në fillim të kësaj jave.
Ai ishte 48 vjeç dhe ndë rroi jetë ndërsa ishte nën kujdesin e mjekut për një sëmundje koronare.
Good ishte djali i Bruce Good i grupit “The Good Brothers”, një grup fitues i çmimit Juno që u fut në Sallën e Famës të Muzikës Kanadeze në 2004.
Në vitin 1994, Dallas dhe Brothe Travis bashkëthemeluan “The Sadies”, duke publikuar albumin e tyre të parë, “Precious Moments”, në 1998.
Grupi mori hov të madh në fillim të viteve 2000 dhe bëri disa albume përfshirë, “Darker Circles”.
“The Sadies” patën bashkëpunime me Neko Case, Neil Young, Mekons, Kurt Vile, Buffy Sainte-Marie dhe artistë të tjerë. Në janar publikuan një këngë solo “Message to Belial”, prodhuar nga Richard Reed Parry.
“Jemi thellësisht të pik ëlluar për vde kjen e papritur të mikut tonë të dashur, Dallas Good, të Sadies. Ai vd iq të enjten, më 17 shkurt për shkaqe natyrale, ndërsa ishte nën kujdesin e mjekut për një sëmundje koronare të zbuluar në fillim të kësaj jave. Ai ishte 48 vjeç”, thuhet në njoftimin e grupit.
“Jam mirënjohës për ty, Dallas, për kaq shumë shfaqje të shkëlqyera, muzikë dhe kohë të mira. Nuk do të ndalemi kurrë së dëgjuari”, thuhet më tej. /Telegrafi/