Loading...

Donaldi th yen heshtjen pas daljes nga Big Brother, merr vendimin e bujshëm, fton dhe Ilirin

Aktori Donald Veshaj ka th yer heshtjen pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, nga ku nuk mundi dot të fitonte çmimin e parë prej 100 mijë euro, përballe balerinit Ilir Shaqiri.
Ai u rendit i dyti, duke marrë kështu vetëm 10 mijë euro dhe në një reagim që ka bërë në rrjetet sociale thotë se ka vendosur që ato leke t’i verë nga vetja e tij dhe do të ndërtojë 4 shtëpi për familjet në nevojë.
Donaldi shprehet se dy shtëpi do të ndërtohen në Kosovë dhe dy në Shqipëri, në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij.

“Nuk e di si mund ti falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, kanë qenë realisht shumë. Nuk e di si t’jua shpreh mirënjohjen është ndjenjë fantastike. Asnjëherë unik e kam përjetuar ndjesinë e njerëzve që të mbështesin duke harxhuar lekët e tyre, eurot e tyre për të më dhënë mua një fitore që nuk e mora

Unë vërtet nuk e mora çmimin e madh 100 mijë euro. Por unë kam vendosur që ato 100 mijë euro ti vendos nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, dy në Kosovë dhe dy në Shqipëri. 100 mijë euroshi do ta vendos nga vetja ime, sepse është më e pakta që unë mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur”, shprehet Donald Veshaj.

Pasi e uron Ilir Shaqirin për fitoren në BBVIP, Donaldi e fton që të bëhet pjesë e nismës për të kontribuar për 4 familje në nevojë.
“Do kisha dëshirë të ftoja edhe fituesin, që i uroj fitoren, që të më bashkohet në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur. Unë do ta bëj, kështu që nëse do edhe ti mund të vish me mua. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju dua shumë”, thotë Donald Veshaj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com