Nëse presidenti rus Putin pushton Ukrainën, e gjitha bota do të tro nditet, tha në një deklaratë kryeministri britanik Boris Johnson. Në fjalimin më të ashpër të mbajtur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Johnson tha:
“Nëse dialogu dë shton dhe Rusia zgjedh të përdorë dhu nën kundër një popullsie të pafajshme dhe paqësore në Ukrainë dhe të shpërfillë normat e sjelljes së qytetëruar midis shteteve dhe të shpërfillë kartën e OKB-së, atëherë është në interesin tonë kolektiv që ti tregojmë Rusisë të kundërtën.”
Johnson paralajmëroi nëse Putin do të pu shtonte Ukrainën “lufta do të pasohej nga një periudhë e gjatë dhe e tm errshme ha kmarrjesh dhe kry engritjesh”, duke shtuar: “Prindërit rusë do të vaj tojnë hu mbjen e fëmijëve, të cilët në mënyrën e tyre janë po aq të pafajshëm sa ata.
“Pas një brezi lirie në Ukrainë, ne tani po shikojmë një brez gj akderdhjeje dhe mj erimi. Besoj se Rusia nuk do të kishte asgjë për të fituar nga kjo aventurë kat astrofike por ka shumë për të hu mbur.”
“Ajo që i duhet Europës është qëndrueshmëria str ategjike”.
Kryeministri tha se një pu shtim do të ishte një tro nditje për të gjithë botën duke përfshirë Azinë Lindore dhe Tajvanin.
“Ne të gjithë kemi rënë dakord për të mbrojtur sigurinë e çdo vendi në Europë,” vazhdoi ai, duke thënë se rënia e murit të Berlinit ishte një moment i jashtëzakonshëm.
Vendet në zemër të kontinentit tonë “rifituan lirinë e tyre” dhe “të drejtën sovrane për të kontrolluar fatin e tyre dhe për të bashkëpunuar me aleatët e tyre. Ne nuk do të braktisim shpresën dhe impulsin e asaj epoke të mundësuar nga guximi i miliona europianëve.”
Ai tha se Perëndimi nuk mund të lejojë që të mbyllen dyert e NATO-s.