Sot më 14 Shkurt merrni personin tuaj të zemrës dhe shijoni koncertin në “Sheshin Skënderbej”.
Për këtë ditë të veçantë, kushtuar dashurisë, Bashkia e Tiranës ka ftuar zërat më të mirë të momentit që do të performojnë për të gjithë ata që duan të kalojnë disa momente të bukura me njeriun e tyre të zemrës në krah.
Këngëtarët e famshëm Ronela Hajati, Eranda Libohova, Mariza Ikonomi, Devis Xherahu, Emi Bogdo, Urban Band dhe Orkestrim Lambert Jorganxhi do dhurojnë një super-spektakël për të dashuruarit.
Koncerti do të nisë në orën 19:00, kështu që shijojeni bashkë me të dashurit tuaj.