Loading...

Monika Lubonja bën deklaratën e papritur ndaj produksionit të BBV/ Çfarë ndodhi?

Gjatë “PRIME”-t të kaluar të ditës së martë pati një sërë emocionesh dhe surprizash nga “Vëllai i Madh” për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Konkretisht, Donaldit, Ilirit dhe Einxhel i janë mundësuar disa oferta të rëndësishme që i kanë çuar një hap para nga ana profesionale.

Stafi i “Top Channel” ka surprizuar konkurrentët, duke i dhënë Donaldit dhe Einxhel mundësinë për moderim të emisioneve të tyre, ndërkohë që Iliri do të jetë imazhi i “Digitalb”

Monika, nga ana tjetër ka marrë gjithashtu një surprizë mjaft të këndshme, ku iu dhurua një garderobë plot me fustane.

Megjithatë, duket se kjo surprizë nuk i ka pëlqyer shumë aktores, e cila, ditën e sotme, gjatë një bisede në oborr me Donaldin dhe Beniadën, duket sikur po ‘ironizon’ surprizën e saj.

Ajo është shprehur se dëshira e saj nuk është vetëm të ketë rroba, duke e konsideruar këtë gjë vetëm si një ‘hobby’ e si pasion të sajin.

“Dëshira ime është vetëm rrobat? Unë e kam thënë si ‘hobby’-n tim po, që e kam pasion veshjen as që nuk diskutohet fare. Absolutisht e kam pasion, ashtu sic kam pasion të shkoj në verë dhe të rri aty në plazh, në det. Mbaroj!”- ka ironizuar ajo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com