Loading...

Flet për herë të parë babai i Tahirit: Nuk i ka hyrë kujt në hak

Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas arre stimit të djalit të tij.

Në një intervistë të dhënë për “5 pyetjet.al” ai shprehet se ndihet keq, pasi sipas tij ish-ministri Tahiri nuk i ka hyrë në hak askujt.

“Si çdo prind, ndihem keq. Është fare logjike kjo punë, çdo prindi edhe sikur t’i rr ëzohet fëmija në tro tuar do të ndihet shumë keq. Kjo ka edhe një gjë pastaj, unë jam me kokën lart, se në fund të fundit, ai ka punuar dhe sakrifikuar shumë, nuk i ka hyrë asnjë njeriu në hak.

Nuk ka shkelur njeri në kallo, nuk ka vje dhur njeri, nuk ka vr arë njeri. Absolutisht nuk është marrë me këto veprimtari negative. Kështu që ashtu sikur ndihem keq, ndihem edhe krenar, pasi nuk i kemi bërë keq asnjë njeriu. Dhe aq më tepër që ai ka kontribuar shumë si për PS-në dhe pol icinë,”_ tha ai.

Pas dërgimit në q eli, Bashkim Tahiri tha se ka pasur komunikime me djalin, i cili i ka kërkuar familjes që të ruajnë qetësinë. Bahkim Tahiri zbulon se ka komunikuar me të birin pas futjes në qe li.

“Po, kam komunikuar. Duhet të ruajmë veten që t’i ngremë moralin atij”, tha ai.

Ai shton gjithashtu se ish-kolegët e Saimirit në Partinë Socialiste e kanë marrë personalisht në telefon.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com