Një ditë përpara se bashkëshorti t’i merrte jetën me th ikën e bu kës brenda shtëpisë së tyre, Valdete Mamaj, i dha përqafimin e fundit djalit të saj që do të nisej për Gjermnai, ndërsa sot do të mb ulohet nga dheu i fshatit të prindërve në Levan të Fierit.
Gruaja, vik timë e xhelozisë së bashkëshortit të saj, do të va rroset larg fshatit ku jetonte prej vitesh me 56-vjeçari Petrit Mamaj “Sheqi i Madh” për t’u pre hur në paqe “pranë prindërve të saj”.
Mikrofoni i Report Tv udhëtoi deri në lagjen ku ndodhi kr imi, për të folur me komshinjtë dhe fqinjët të cilët dëshmuan se ishin një çift i qetë që nuk kanë shfaqur probleme në të shkuarën.
“Ajo ishte vajzë e mirë, ai djalë i qetë. Jemi habitur shumë kur e dëgjuam. Nuk e kemi dëgjuar që pi nte, as zë nka nuk kemi dëgjuar asnjëherë. Ajo ishte vajzë e nderuar, i ka mbajtur pleqtë si zonjë, ai punonte në bashki.”, tha një grua
Një tjetër banorë i lagjes ku jetonte e ndjera tha se autori nuk konsumonte alkool edhe kur ia ofronin.
“Si çun i mirë më dukej i shoqi, megjithatë nuk i njoh mirë. Kemi shkëmbyer ndonjë fjalë rrugës, por se ca kishin brenda në shtëpi nuk e dinin. Alkool nuk pinte edhe kur i thonim, nuk pranonte.”, u shpreh ai.
Ngjarja që tr onditi vendin, u regjistrua ditën e djeshme.