Loading...

Poni flet për përballjen me banorët e BBV: ‘Shikimet e tyre do më mbesin gjatë në memorie’

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Poni ishte mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother për të surprizuar Beniadën, e cila është një fanse e flaktë e këngëve të saj.

Poni gjithashtu takoi dhe banorët e tjerë, duke i uruar suksese. Pas daljes nga shtëpia, Poni ka bërë një postim në rrjete sociale ku tregon se do ta kujtojë gjatë shikimin e banorëve dhe i quan ata guximtarë.

“Mbas nje vizite ne Big Brother ku perfshihesh nga emocione, qe nuk di si ti kalosh. U binda dhe njehere qe banoret kur jane te izoluar kane nevoje me shume per dashuri se ata qe jane jashte.

Shikimet e tyre do me mbesin gjate ne memorie, mu duk sikur secili prej tyre donte tme pyeste- Ç’behet atje jashte a na duan ndonje cike apo kemi ber gabime?

O Zot nje eksperience qe do guxim. Ate kohe qe me kishin lene ne dispozicion mbas perqafimeve me Beniaden, jam e lumtur qe shkembeva me te gjjthe nga nje fjale. Sepse e di qe Beniada eshte ajo zemra e paster qe nuk do ndihej kurre keq per kete.

Kurseni fjalen e keqe sepse na kane dhuruar shume emocion dhe meritojne shume dashuri guximtaret tane te BBV. Beniada doja te flisja gjate me ty por kur te dalesh jashte do jesh ti e ftuara ime kete here”, shkruan Poni.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com