Loading...

Ja kush tentoi të pajtonte Berishën me Bashën pas 8 janarit

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule ka zbuluar mbrëmjen e sotme se përfaqësues të Partisë Popullore Europiane janë ofruar që të negociojnë kr izën e brendshme në Partinë Demokratike.
Dule tha ne Abc se kjo ka ndodhur pasi është përjashtuar përfundimisht Berisha nga PD.

“Janë ofruar nga PPE për të ne gociuar për kr izën në PD. Në dijeninë time kjo ka ndodhur pasi është përjashtuar Berisha në mënyrë përfundimtare”, tha Dule.

Kur u përjashtua Berisha nga PD

Ish-kryeministri Sali Berisha u përjashtua përgjithmonë nga Partia Demokratike në orët e para të mëngjesit të 11 Janarit pas një mbledhje të gjatë të kryesisë së PD. Vendimi erdhi pas pro testës së dh unshme të 8 Janarit të organizuar nga Berisha dhe mbështetësit e tij në godinën e PD.

Çfarë është PPE

Partia Popullore Evropiane (PPE) përfshin një spektër të gjerë të partive të qendrës së djathtë dhe ato demokristiane, pjesë e të cilës është edhe Partia Demokratike.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com