Stefano Gabbana një nga bashkëthemeluesit e brendit ndërkombëtar Dolce&Gabanna në një intervistë të fundit ka thënë se nuk dëshiron që ta etiketojnë më si gay. Edhe pse ka vite që e ka pranuar orientimin e tij seksual ai thotë se ndjehet i lodhur që e etiketojnë si të tillë.
“Nuk dua të më quajnë gay sepse jam thjesht një njeri. Pikë. Fjala ‘gay’ është shpikur nga ata që duan të etiketojnë njerëzit dhe unë nuk dua të identifikohem nga prirjet e mia seksuale.’’- u shpreh ai. Ai ka thënë se të gjithë janë njerëz para se të jenë homoseksualë, gay apo biseksual dhe duhet tu respektohen të drejtat si njerëz.