Loading...

Kejdi Mehmetaj: Si më goditi në Kuvend deputeti i PS

Zgjedhja e kryeprokurores së re të përkohshme, Arta Marku nga mazhoranca u shoqërua me tensione në Kuvend, ku nuk kanë munguar as përplasjet mes deputeteve të mazhorancës dhe opozitës.

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj i ka marrë kartën e votimit deputetit të PS Bujar Çela, ndërsa mediat shkruan se deputeti i PS e ka shtyrë. Por në një prononcim për “BalkanWeb”, deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj tha se ajo është goditur dhe është ofenduar me fjalor banal nga Bujar Çela.

“Unë nuk kisha as kontakt fizik dhe as verbal me deputetin Bujar Cela. Pra as nuk i fola, as nuk ju drejtova dhe as e preka. Deputeti u ngrit dhe me goditi. Ky është parlamenti i krimit te Edi Rames. Këto janë deputetët e dhunshëm që Edi Rama i përdor për të dhunuar vajzat. Për me tepër punonjësit e gardës nuk ndërhynë për te larguar deputetin i cili përdori edhe fjalor shume të rendë”- ka thënë Kejdi Mehmetaj.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com