Loading...

Donaldi flet pas ele minimit të Beatrixës: Më rri mendja aty

Aktori i humorit Donald Veshaj duket është prekur shumë pas el iminimet të këngëtares Beatrix Ramosajt nga BBV.

Ai ka qëndruar përgjatë mbrëmjes i mërzitur në oborr dhe gjatë një bisede me Egzona Rafunën, e cila i qëndroi pranë për ta ngushëlluar, ai tha se “ndihej shumë çuditshëm pa praninë e Beatrixës brenda në shtëpi”.

Gjithashtu theksoi se ishte i shqetësuar për me përballjen e të dashurës së tij me publikun jashtë.

“Sa e çuditshme po më duket që nuk është Trixa. E vetmja fr ikë që kam është pjesa jashtë, vetëm aty më rri mendja”.

Ndërsa Egzona po përpiqej ta qetësonte duke i thënë: “Shyqyr nuk ka mbetur shumë kohë dhe kur të dilni do të jeni bashkë”.

Lidhja e Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn bëri bujë dhe romanca e tyre bëri një zhurmë të madhe në “Big Brother VIP”.

Kjo pasi vetëm pak ditë para se çifti të lidheshin, aktori u puth në BBV me ish të dashurën Bora Zemanin dhe i premtoi asaj se do dilte single nga shtëpia e famshme.

Ndërsa këngëtarja duartrokiti dashurinë e tyre dhe komentoi në një postim në Bora Zemanit: “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshit duke bërtit. Të dua zemër”.

Por pas hyrjes në BBV, ajo i mori partnerin moderatores dhe krijoi lidhje dashurie me të, veprim që u duk si tradhti e dyshes nga Bora Zemanit.

Komentet e njerëzve për raportin e tyre kanë qenë gjithnjë shqetësim për çiftin brenda shtëpisë së BBV, ndërsa Beatix Ramosaj është shfaqur vazhdimisht e mërzitur dhe frikësohej se di do pritej pas daljes nga shtëpia.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com