Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një apel për drejtuesit e automjeteve që të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në rrugë.
ARRSH thekson se në aksin Qafë Thanë-Korçë kanë nisur reshje të imëta të dëborës. Mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë që qarkullimi të kryhet pa probleme.
Megjithatë në orët në vijim temperaturat pritet të shkojnë deri në -17°C ndaj shoferët këshillohen që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën dhe të pajisen me zinxhirë.
“Në aksin Qafë Thanë-Korçë kanë filluar reshje të imëta të borës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme
Apel për drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.