Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur pas takimit që ka pasur me gratë e LDGSH-së, në kuadër të procesit zgjedhor për këtë forum.
Basha është pyetur nga gazetarët se nëse do të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike edhe pse demokratët e ndjekin kudo duke pr otestuar kundra tij.
Kryedemokrati Basha u shpreh shkurtimisht se: ‘syri sheh atë që do mendja’, ndërsa ka vijuar më tej komentin për aktivitetin e zhvilluar.
Pyetje: Zoti Basha kështu do vijoni ta drejtoni PD me demokratët që ju ndjekin me protesta ngado?
Basha: Syri sheh atë që do mendja, ndjen atë që do. Shpresoj ta keni ndjekur aktivitetin se ka qenë me gratë dhe shumica e gazetareve këtu janë gra, se gratë do jenë pjesë e ringritjes së fuqishme jo vetëm e PD, por edhe Shqipërisë.
Kujtojmë se, para se para takimit me gratë dhe vajzat e Lëvizjes Demokratike të Gruas, mbështetësit e Berishës i kanë bërë ‘pritë’ Bashës jashtë lokalit ku ata ndodheshin.
Me thirrjet “Basha ik” dhe “Tradhtar, plehrë, o qe lbësirë”, ata e kanë gju ajtur me vezë.