Loading...

Mori komentin epik, Artan Hoxha zbulon ko nfliktin e interesit që ka me Eni Vasilin

Gazetari Artan Hoxha ironizoi mbrëmjen e djeshme përmes një postimi në rrjetet sociale, prezencën e vorio-epiriotit Vangjel Duke në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit për të folur për vizitën e presidenti turk Erdogan në Shqipëri.

Postimi i Artan Hoxhes:

Epo te ftosh ne studio vorio-grekun ekstremist Vangjelis Dules, te diskutoje per viziten e presidentit turk Erdogan ne Shqiperi, ju qofshi!!!
Dhe kjo eshte bere qe paneli te jete i ballancuar🤣🤣🤣
Qirje Vangjelis ishte shume i pezmatuar dhe premtoi se do na padiste te qirje Qirjako Micotaqis, qe te na bllokojne piken e kalimit kufitar me Greqine, ne Sopik, Konispol dhe Tre Urat ne Çarshove te Permetit🤣🤣🤣
E pastaj çojeni hashashin me mushka per ne Greqi…

Pikërisht në këtë postim Hoxha ka marrë një koment pikant nga një qytetar.

“Enis Vasilis o Artan, ca pret? Gazetarucke”, i shkruan komentuesi.

Pas këtij komenti, e menjëhershme ishte dhe përgjigjia e Hioxhës, i cili tregoi edhe konfliktin e interesit që ka me gazetaren.

“Kam cfare te them, kam konflikt interesi, se une jam me mbiemer Hoxha”, i përgjigjet gazetari duke e lidhur mbiemrin e tij me atë të diktatorit Enver Hoxha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com