Loading...

Sali Berisha bën ak uzën e fortë: Lulzim Basha është pronar i b asteve, ka një kompani në emër të…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ak uzuar sot Lulzim Bashën si pronar të kompanive të ba steve në Shqipëri. Sipas tij, Edi Rama vendosi t’i mbyllë bastet kur ndodhu vr asja në ish-Bllok afro katër vite më parë, dhe këto pika ishin të Lulzim Bashës.
Berisha shkoi dhe më tej. Ai u shpreh se “Lul Brava” është pronar i një kompanie ba stesh në Qipro, me 80% të aksioneve, dhe e ka vendosur në emër të bashkëshortes, Aurela Hoxha.

“Dy javë më parë dy miqtë e mi do më tregonin. Kur ndodhi vr asja në bllok, Edi Rama vendosi ndalimin e ba steve. Po te kujt ishin ba stet? Ba stet ishin të Lul Bravës. Ky i dërgon të dërguarin e vet special, dushanin në Prishtinë dhe i thotë hajde vrap e më zgjidh pr oblemin. Ua ka thënë Edi Rama direkt dy persona. Ai u thotë se në Qipro 80% pronar i kompanisë ishte Lul Brava nën emrin e të shoqes. E kuptoni se ku kemi qenë ne dhe kush na ka drejtuar”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, nga Lezha ish-kryeministri tha se Edi Rama ka marrë kërkesa nga Beogradi për të mbrojtur Bashëm

“Më 8 janar, në një skenar të parapërgatitur, ai vërsuli me kërkesa direkte nga Beogradi, të faktuara, hordhitë e narkobanditëve me uniformë, kundër demorkatëve paqësorë. E them këtë të Beogradit, sepse Baston Stanishiçi është Mugosha i ri në PS dhe në Shqipëri. Mugosha i ri, e ka marrë 6 herë në telefon Edi Ramën, pas urdhrave që i vinin nga Beogradi. Mbro Lul Bravën. Ai nuk e mohoi këtë kur ia përpl asën përfaqësuesit tanë”, shtoi Berisha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com