Një vajzë 13-vjeçare shqiptare nga Kosova është bërë nënë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë 2.9 kg.
Mjekët thonë se gjendja e nënës dhe e të sapolindurës është e mirë. Rr.H. muajin e kaluar mbushi 13 vjet. Edhe babai i fëmijës së sapolindur është një 16 vjeçar.
Ai thotë se e bija erdhi në jetë nga dashuria.
Të njëjtën gjë e thanë edhe familjarët e vajzës të cilët po ashtu e pranojnë se ishin në dijeni si për lidhjen ashtu edhe për shtatzëninë e bijës së tyre.