Raeperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga bu rgu. Ai ishte së bashku me 33 personat e tjerë që u shoqëruan në po lici për pr otestën e dhu nshme në selinë e Partisë Demokratike.
Përmes një videoje që ka ndarë në rrjete sociale, reperi i ka falenderuar të gjithë për mesazhet e panumërta dhe mbështetjen që i kanë dhënë. “Shihemi shumë shpejt, iu falenderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë.
Nuk ishte asnjë gjë, ishte një shaka si gjithmonë. Ju përqafoj të gjithëve shumë. Nuk jemi mërzitur aspak, jemi kënaqur.Shihemi shumë shpejt“, shprehet reperi.
Të gjithë demokratët u dërguan në shtëpi, ashtu si edhe 5 kosovarët që nuk ishin me asnjërën palë dhe rezultoi se ishin arr estuar gabimisht.
Kujtojmë se të shtunën, selia e Partisë Demokratike u su lmua me fo rcë nga mbështetës të Sali Berishës që iu përgjigjën thirrjes së tij për të pro testuar për largimin e kreut Lulzim Basha.
Pro testuesit t entuan të hapin me forcë dyert e bli nduara dhe thy en xhamat. Menjëherë ndërhyri po licia për të shpërndarë tu rmën, ku u përdor edhe gaz lot sjellës.