Një autobus i një kompanie turistike me targa të Kosovës është përfshirë në një aks ident rrugor afërsi të Krushevacit në Serbi.
Sipas informacioneve të para, të paktën 17 persona kanë mbetur të pl agosur. Pasagjerët janë kryesisht shqiptarë nga provinca jugore serbe e Kosovës dhe Metohisë.
Drejtuesi i mjetit ka hu mbur kontrollin e mjetit, ka kaluar në korsinë e majtë dhe më pas është përmb ysur anës rrugës.
Ekipi i ambulancës ka mbërritur në vendngjarje për një kohë të shkurtër dhe deri më tani disa persona janë transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Krushevcit. Nuk dihet ende numri i saktë i të pla gosurve.
Pasagjerët që nuk kanë pësuar lë ndime kanë vazhduar rreth orës 23.45 me një autobus tjetër.
Në lidhje me aks identin në fjalë, mediat serbe raportojnë se ky është autobus që kryen linjën Prishtinë – Graz. Në momentin e aks identit, autobusi sapo ishte nisur nga Kosova dhe kishte për destinacion Slloveninë.
Nga h etimet paraprake rezulton se shkak i aks identit ka qenë lagështira në rrugë si pasojë e motit të keq.