Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tensionet që po ndodhin sot pranë selisë së PD.
Ai iu bën thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje, dhe fton palët që të ulen në dialog, për shmangien e dh unës.
Presidenti Meta:
Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë!
Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhu nës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.
Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.