Sekretari i Përgjithshëm në PD, Gazment Bardhi ka ak uzuar Sali Berishën se shoqërohet në selinë e PD-së, nga një person i dë nuar për vr asje. Sipas Bardhit, shoqëruesi i Berishës Petrit Mustafa, është dë nuar për vr asje.
“Që nga 9 shtatori demokratët dhe shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë gënjeshtra dhe ma shtrime nga Sali Berisha. Ashtu si në të shkuarën edhe sot paralajmëroi akte dhune në selinë qendrore të demokratëve. Absurdi i pr otestës kombëtare që ka thirrur për hallin personal, kërkon ta kthejë shtëpinë e demokratëve në një bunker për një person të shpallur non grata. Që ditën e parë kemi kërkuar që Berisha dhe ata që mbështesin Berishën të diskutonin në institucionet e partisë, por prej shumë kohësh po bëjnë një sjellë si një celulë ilegale.
Erdhën dhe lëshuan një lumë gënjeshtrash dhe ma shtrimesh. Folën për të vd ekur në lista të lexuar prej nesh. Na thoni një emër që ta nxjerrim me video. Vetë kërkuan transparencë, por i nxorën gazetarët jashtë. Kemi kërkuar transparencë financiare për mi tingun luksoz por fshihen pas lajmeve për adeziv. Ne kemi bërë transparencë të plotë të vullnetit të shumicës së anëtarëve të kryesisë.
Erdhi sot dhe lëshoi një lumë gënjeshtrash sepse dje media i demaskoi atë që i kishte paraqitur shqiptarëve si model për votimin në njësinë 8. Individë që nuk janë anëtarë partie kishin votuar si të ishin anëtarë partie.
Fakti është që vetëm në atë njësi që Berisha e paraqiti si model të votimeve, rezultonte të ishte refuzuar nga 90% e demokratëve. Ky është realiteti në të gjitha degët e partisë. Sado të përpiqet Berisha të heqë vëmendjen me adezivë e banderola dhe lajme të rr eme. Berisha është pakicë dhe nuk ka shans që partinë ta kthejë në bunker për kriminelët.
Flet për ba nda të ar matosura dhe vjen me tra fikant dr oge. Flet për vra sës dhe vr asësit shoqërojnë Berishën. Petrit Mustafa shoqëron Berishën. Është i dë nuar për vr asje me 17 vite burg. Fatjon Dautaj nuk shke lmoi zyrën e Berishës, por të Partisë Demokratike. Është në kë rkim nga Britania”, tha Bardhi.