Profesori i njohur i shkencave gjeologjike Prof. Dr. Artan Tashko është nd arë sot nga jeta. Pasardhës i familjes së shquar të Athanas Tashkos, Profesor Artan Tashko ishte një pasardhës i denjë i tyre dhe i dha familjes së tij dhe shoqërisë shqiptare një emër të madh në shkencën gjeologjike.
Ai u shkollua në Rusi, (Bashkimin Sovjetik) në fund të viteve 50 dhe pastaj shërbeu pjesën më të madhe të jetës si pedagog në Fakultetin e Gjeologji Minierave duke dhënë kontributin e tij në shkencën e gjeokimisë.
Profesor Artan Tashko i përket brezit të shquar të shkencëtarëve shqiptarë që kanë një kontribut të madh në kërkimet shkencore në fushën e gjeologjisë dhe në ndërtimin e institucioneve shkencore në vend në këtë fushë. Lajmin e kanë bërë me dije familjarë të tij, të cilët njoftojnë se varrimi do të bëhet në orën 13 30 në varrezat e Sharrës.
‘Flonia, Olta dhe gjithë familja Tashko, njofton me dhimbje e trishtim të thellë, ndarjen nga jeta, më 5 Janar 2022, të babait dhe të dashurit të tyre Artan Athanas Tashko. Nisja për në Varrezat e Sharrës do të bëhet nga shtëpia e familjes Tashko, Rruga Budi Nr 53, ditën e enjte më 6 Janar, ora 13:00. Ju falenderojmë.’- shkruan vajza e tij Flonia Tashko.