Është nd arë nga jeta ish-aktori rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Syl Kuqi. Teatri Kombëtar i Kosovës njofton se karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë. Lajmin e tr ishtë e ka konfirmuar Teatri Kombëtar i Kosovës me anë të një postimi në faqen zyrtare, ku ka shprehur dhe ngushëllimet për familjarët.
“Me pik ëllim të thellë morëm lajmin për nd arjen nga jeta të aktorit Syl Kuqi, ish aktor rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Karriera e aktorit Syl Kuqi ndërlidhet me filmin artistik dhe punën e tij aktoriale në Teatër për dekada me radhë.
Që nga Kosovafilmi, pastaj Teatri Popullor Krahinor, më vonë TKK – ja, si dhe në produksione të filmit të pavarur, ai ishte angazhuar vazhdimisht dhe ka lënë mbresa të theksuara sidomos në fushën e filmit. Teatri Kombëtar i Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij dhe mbarë komunitetit artistik,”- thuhet në njoftim.