Sot për ndjekësit e kanalit “Top Channel” në ditën e Krishtlindjeve do të jepet “Për’puthen Prime”, e cila thuhet se do të jetë një natë e mbushur me emocion.
Përveç çiftit të parë Alvisa dhe Bashkim, të cilët puthen për herë të parë në publik dhe po aludohet se dalin nga programi, një surprizë e veçantë vjen edhe për prezantuesen Bora Zemani.
Sot në Prime do të jetë edhe Semi Jaupaj.
‘Shashka’ është hedhur nga vetë Bora, e cila ka paralajmëruar se kjo do të jetë një mbrëmje plot emicion me një person special për të.
Ne nje dite te bekuar, konfirmohet nje dashuri… dhe ne pjesen e fundit te programit do te kem te ftuar dike qe une e kam ne zemren time! 🙈
Edhe nje surprize tjeter sonte nen kujdesin e @albanmale 🙊☺️
Tregova vetem pak nga ky “Prime” festiv dhe plot emocione qe do te shihni sonte!! Gezuaaaar!! 🥰🥰🥰
E kush tjetër përveçëse Semi?! Mikesha e saj e zemrës, e cila nuk ka rreshtur së dalë krahë Borës publikisht.
Melik, një nga konkurrentët e “Për’puthen 3” ka hedhur në Instagram Story një foto me Semin nga mbrëmja e sotme.
Puntatat e “Për’puthen” xhirohen zakonisht më përpara se të transmetohen./iconstyle