Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar që të komentojë situatën në PD dhe luftën mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Për kreun e qeverisë, PD-ja ka hyrë në një vorbull marrëzie bravash. ”S’kam ndërmend të merrem me ku fomat ”non-grata” dhe as me dordolecët”. Po ashtu Rama ka bërë me dije se nesër në qeveri do të vendoset konsultimi i madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit.
Qëndrimi i kryeministrit Edi Rama
S’kam ndërmend të merrem as me kufomat grata nongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, ka nalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të lu ftojë më fort regjimin, korr upsionin, vuqiqin!
Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan hu mbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!
Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të hu mbur!