Loading...

Basha,Berishës: Vërtetove se je pengesë për aksionin opozitar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një konferencë për shtyp në përfundim të mbledhjes me nënkryetarët e degëve, dhe menjëherë pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka mbaruar mbledhjen në një tjetër sallë të selisë dhe është larguar.

Basha e nisi fjalën e tij me aferën e inceneratorëve, ndërsa iu drejtua edhe Sali Berishës, duke i thënë se me lëvizjen e sotme vërtetoi se po bëhet pengesë për aksionin opozitar.

“Ne jem të fokusuar te njerëzit. Fundi i vitit po afron, ndërkohë që një nga skandalet më të mëdha ka plasur, skandali i inceneratorëve. Dje është përhapur lajmi se Ëngjëll Agaci është dorëhequr, por sot nuk konfirmohet ky lajmi. Arr estimi i Lefter Kokës është akt për t’u përshëndetur, por i paplotë nëse nuk shoqërohet me arr estime të tjera. Shqiptarët e dinë se Lefter Koka nuk ka vepruar i vetëm. Shqiptarët e dinë që 17 vendime u kaluan brenda natës. Për më shumë se katër muaj PD, që de noncoi dhe bëri të mundur nisjen e he timeve, ka nisur edhe përpjekjet për transparencën e plotë parlamentare. I bëj thirrje Felajt dhe Ramës të mos pe ngojnë seancën e komisionit për inceneratorët, që do të zhvillohet në orën 12:00, ditën e nesërme, sepse po kryejnë vepër pe nale, por edhe po vetëzbu lohen si autorë dhe bashkuatorë të kësaj afere.

Është bërë mullar me prova, se tek inceneratorët dhe me ince neratorët është e lidhur gjithë kupola qeveritare dhe nesër komisioni hetmor do të tregojë si u abuzua me miliona euro. Ndërkohë që ne jemi të fokusuar te ky pr oblem që ka lidhje me korr upsionin qeveritar, Sali Berisha vërtetoi edhe njëherë se misioni i tij po bëhet pengesë për aksionin opozitar”, u shpreh Basha.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com