Shkarkimi i Lulzim Bashës, por mbi të gjitha Kuvendi fallco që mbajti në Pallatin e Kongreseve, duket se e kanë shtyrë Edi Ramën, ta injorojë në parlament.
Basha mbajtin fjalën e tij të mbushur me akuza, por ndryshe nga herët e tjera, kur kryeministri ka replikuar gjatë me të, këtë herë është larguar nga salla duke e shpërfillur dhe duke mos i dhënë mundësinë që të duket si lider opozite.
Më pas ka qenë ministrja Elisa Spiropali, që e bëri më të qartë qëndrimin e qeverisë. Ajo tha se Basha nuk ka më legjitimitet, ndaj nuk meriton as replikën.
Kujtojmë se Lulzim Basha mbajti një Kuvend të shtunën në Pallatin e Kongreseve, duke pretenduar se ka 5004 delegatë të PD-së, pretendim që u hodh poshtë nga fakti se salla e Pallatit të Kongreseve nuk mbante më shumë se 1958 karrige. Ai u zotua se do të publikonte emrat e delegatëve, por deri tani nuk ka patur asnjë publikim.