Loading...

Ndodh e papritura/ Beatrix kërkon të largohet nga Big Brother VIP, ja arsyeja…

Beatrix ka qenë në qendër të disa episodeve sot. Por befas ka kërkuar të dalë nga shtëpia. Duke biseduar në oborrin e shtëpisë ajo ju ka thënë Donaldit e të tjerëve se dëshiron të largohet nga shtëpia.

E pyetur se nga erdhi ky mendim ajo u përgjigj se nuk ndihet mirë. “Nuk jam mire, thjesht s’po mundem ta duroj veten time, dua të shkoj në shtëpi”, tha Trixa e cila po mundohej të qetësohet nga Donaldi.

Se cili do jetë vendimi i saj përfundimtar mbetet të shihet, por kjo nuk është hera e parë që kjo banore kërkon të dalë nga shtëpia, pasi sa herë që i rëndohet gjendja emocionale, kërkon të dalë nga ‘BBV’, më pas kur qetësohet, ndryshon mendim.

Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’, Beatrix Ramosaj ka folur shpesh për marrëdhënien me babain e saj, si edhe ka ndarë kujtime me të në rrjete sociale. Por kësaj radhe ajo ka hapur zemrën me disa nga banorët e BB VIP, ku foli për vdekjen e tij.

“Jon kon hallat e më than mu hajde po shkojmë në shtëpi e unë jo i thash, doja të rrija me të. Më pas nga ora 1:26 ka ndërruar jetë në krahët e mia, nuk di se ku e gjeta forcën…

Nuk e imagjinoj dot si do kishte qenë, e mendoj shpesh them po të ishte gjallë çfarë muhabetesh do bënim. E mendoj që do bënim shumë shaka siç kam bëre dhe kur isha e vogël”, tregon Beatrix.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com